Lind fshehurazi në shtëpi dhe hedh foshnjën në plehra, çfarë ndodhi me 18-vjeçaren

Nuk i tha askujt se ishte shtatzënë, e vazhdoi jetën normalisht, duke u shtirur se nuk po ndodhte asgjë, deri kur erdhi momenti i lindjes.

18-vjeçarja Angelena Hamilton, nga konteja e Fresno, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtë të mërkurë solli në jetë fëmijën e saj, fshehurazi në dhomën e gjumit.

Vajza, pasi u bë me djalë, e mbështolli me disa rroba të vjetra dhe e hodhi në një kosh plehrash pranë banesës së saj, duke menduar se në këtë mënyrë kishte shpëtuar përgjithmonë.

Pak pas lindjes ajo shkoi në shkollë dhe ndoqi rregullisht mësimin. Por e reja u zbulua nga fqinjët, të cilët telefonuan policinë, kur pikasën diçka të dyshimtë në plehra.

Agjentët bënë disa verifikime, ku dhe gjetën trupin e foshnjës, të pajetë.

Nga hetimet intensive, të gjitha dyshimet të çonin tek Angelena, shkruan noa.al.

Familja e vajzës u trondit kur mësoi gjithçka, pasi asnjëri prej tyre nuk kishte pikasur ndonjë gjë të dyshimtë. Tashmë 18-vjeçarja ndodhet në burg, e akuzuar për vrasje.

admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *