Një grua e re mori guximin dhe la një shënim tek arkëtarja, ajo që ndodhi më pas shpëtoi jetën e 5 grave!

Trafikimi i qenieve njerëzore nenkupton tregtine e tyre,dhe kjo konsiderohet si shkelje e te drejtave te njeriut dhe denohet me ligj. Ky veprim i neveritshëm mendohet të jetë një nga veprimtaritë më të urryera dhe me nje rritje më të shpejtë të organizatave kriminale transnacionale.

Ndonjëherë, edhe punonjësit e pakualifikuar, siç janë arkëtarët e supermarketeve, vendosen në pozitë për të identifikuar viktimat që kanë nevojë për ndihmën e tyre. Veprimet e tyre kanë potencial për të shpëtuar shume jete.

Publiku duhet të jetë gjithnjë i kujdesshëm për njerëzit që sillen jashtë zakonit pasi disa prej tyre mund të dërgojnë një thirrje të heshtur për ndihmë.

Në një supermarket në Busan, ne Korene e Jugut, një arketare e quajtur Kim ,vuri re një grua të re e cila hyri në dyqan nën shoqërinë e disa burrave të vrazhde. Ajo qe i terhoqi vemendjen ishte menyra e sjelljes se vajzes se re.

Instinkti i saj rezultoi i drejte, sepse momentin kur meshkujt u kthyen mbrapa, vajza e re la një shënim.

Shënimi u shkrua me ngut, por gruaja siguroi se ishte i kuptueshem dhe i shkruar edhe ne anglisht.

Duke parë pamjen dëshpëruese te vajzes, Kim e mori shënimin dhe e lexoi atë në mënyrë të papërmbajtur. Shënimi është shkruar në gjuhën angleze, koreane dhe tailandeze.
Shënimi ishte një thirrje për ndihmë pasi gruaja tha se ishte rrëmbyer dhe po mbahej rob në katin e katërt të ndërtesës. Ajo gjithashtu përmendi se ishte “duke punuar ilegalisht”.

Vajza vendosi se kjo ishte ndoshta shansi i saj i vetëm për tu larguar.

Arkëtarja u përgjigj duke i shkruar me kujdes në pjesën e poshtme të shënimit duke thënë: “A doni që unë të telefonoj 112 (shërbime emergjente)?”

Gruaja e tundi kokën dhe pa se kishte shumë njerëz rreth saj me të në dyqan për të thirrur autoritetet në atë moment. Kim pastaj mendoi për një mënyrë për të marrë numrin e telefonit të vajzes.Ajo tha se kishte nevojë për numrin e telefonit të vajzes per te lajmeruar per ofertat e dyqanit. Burrat i lejuan te shkembenin numrat pa u menduar shume per kete.

Vajza po mbahej rob në katin e katërt të ndërtesës.

Pas largimit nga dyqani, Kim e thirri policinë. Ata gjurmuan te një njeri i quajtur Lee, i cili ka një histori të drejtimit të bordeleve dhe rrethit te prostitucionit. Ai drejton një biznes të quajtur Kiss Room nga ku zhvillohen marrëdhëniet dhe aktivitetet.

Policia gjithashtu grumbulloi dëshmi nga platformat e mediave sociale, domethënë Facebooku, ku një grua tha se mikja e saj ishte zhdukur. Ajo kishte frikë se shoqja e saj ishte rrembyer dhe ishte detyruar te behej prostitute, përshtypja e te ciles rezultoi e vertete.

Autoritetet ishin në gjendje të gjurmonin numrin e telefonit të një njeriu me emrin Lee.

Me këto dëshmi dhe akuza, autoritetet arriten te arrestonin Lee, si dhe katër nga bashkëpunëtorët e tij. Ata gjithashtu gjetën pesë vajza në ndërtesë, duke përfshirë edhe vajzen e cila la shenimin tek Kim.

Të gjitha ishin te detyruara te fitonin para për tutoret e tyre çdo natë. Policia po vazhdon në mënyrë aktive kërkimin për zinxhirët e trafikimit të qenieve njerëzore.

admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *