E konfirmon dhe Zidane: Varane kërkon largimin

E ardhmja e Rapahel Varane është larg Real Madridit. Francezi e ka shprehur haptazi që dëshiron të largohet nga Reali i Madridit.

“Varane më ka thënë se dëshiron të largohet. Ai është në klubin më të mirë në botë dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë”, ka thënë Zidane.

Varane është pjesë e Realit që prej 8 sezonesh. Ai ka luajtur 165 ndeshje në La Liga duke realizuar 4 gola.

Për qëndërmbrojtësin interes ka shfaqur Juventusi po klauzola e larte prej 200 milion euro e bën të vështirë kalimin e tij në Torino.