Erion Kristo sulmon Alketa Vejsiun për emisionin: Kjo që po bën është një pështirësi

Ditën e hënë në emisionin e moderatores Alketa Vejsiut ‘Në Kurthin e Piter Pan’ ka qenë i ftuar një nga biznesmenët më të fuqishëm në vend Saimir Mane.
Këtë herë duket se pyetjet në emisionin e Alketa Vejsiut ku janë protagonistë fëmijët, kanë nxitur irritimin e aktivistit dhe pedagogut Erion Kristo.

Ai shprehet se edhe një herë që bëhet një emision për fëmijët, ata përdoren dhe bëjnë pyetje kur shkon në pub, a i mbulon femrat me lekë?

Shfrytezimi i femijeve, i inteligjences, bukurise dhe pafajesise se tyre per tu bere fresk oligarkeve, pushtetareve dhe njerezve me produkte te dyshimta kulturore, eshte nje peshtiresi qe me perzien zorret.
Pyetja e femijes ishte: kur shkon ne pab, a i mbulon femrat me leke?
Edhe nje here ne vit qe behet emision per femije, ata perdoren. Po kjo nuk eshte me e keqja. Me e keqja eshte duartrokitja e njerezve dhe mungesa e reagimit te intelektualeve.
Po prape ka dhe me keq se sa kaq. Kam vite qe flas per femijet dhe nuk shoh asgje te bukur ne horizontin e tyre. Me sa kuptoj, kaq fuqi kemi. Kjo me derrmon plotesisht!

admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *