Video/ “Kisha frikë se…”, deklarata që fundosi të riun pas zhdukjes së shokut

Pas më shumë se dy javë nga zhdukja e 30-vjeçarit Fatjon Fejzillari, policia ka arrestuar shokun e tij, Aleksandër Fadili si të dyshuar për ngjarjen. Ky i fundit pas zhdukjes duke folur për mediat deklaroi se, kishte humbur kontaktet me Fatjonin pasi ishin ndarë pë të shitur perde në Laç.

Ndër të tjera ai tha se, kishte dyshime se mos e kanë marrë peng për shkak të shumës së parave që kishte me vete. Ndërsa më tej shtoi se kishte pritur gjithë natën në makinë se mos kthehej duke menduar se mund të ishte duke luajtur kumar. Nga ana tjetër vuri në pah se paratë i mbante gjithmonë Fatjoni.

Nisur nga këto dekalrata, policia dyshon se i riu ka vrarë shokun e tij për shkak të parave. Dyshimi kryesor është se mund të ketë humbur paratë e tij në kumar dhe për këtë arsye mund ta ketë vrarë, pasi Fatjoni kishte vetëm pak ditë që kishte marrë 5 milionë lekë të vjetra kredi.

Në bazë të hetimeve të deritanishme, policia thotë se ka prova që ngrenë dyshime të arsyeshme se Aleksandër Fadili është i përfshirë në zhdukjen e Fatjon Fejzillarit 30 vjeç.

“Nga efektivët e Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, pas një pune disa javore hetimore të mirëfilltë, të mirëorganizuar dhe me përdorimin e metodave speciale të hetimit, bazuar në provat shkencore të siguruara u bë ndalimi i shtetasit Aleksandër Fadili, 30 vjeç, banues në Peqin – Elbasan ( i cili ka bërë denoncimin e humbjes së shtetasit F.F.), pasi ky shtetas dyshohet si autori i zhdukjes së shtetasit F.F.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kurbinit.

Ja cfare deklaroi ai diten qe iu zhduk shoku:

Aleksandër Fadili: “Jemi kthyer nga Shkodra në Lezhë më datë 29 Prill për të shitur. Nga Lezha kemi ardhur në drejtim të Milotit. Kemi shitur në Milot, nga Miloti kemi ardhur në drejtim të Laçit. Në Laç tek fusha e sportit, e kam zbritur Fatjonin, ka marrë çantën dhe ka dalë për të shitur në orën 18:00. Doli për të shitur pastaj nuk u kthye më. Unë po prisja tek shkolla e Laçit në qendër, aty e kishim lënë takimin edhe nuk u kthye më. Nga ora 18:00 deri në orën 20:00 s’kemi pasur fare kontakte. Kam kërkuar gjithë natën për Fatjonin, në asnjë vend nuk e gjeta. Binte telefoni, s’ma hapte fare.

Ka rënë telefoni deri në orën 09:00 të mëngjesit. Pastaj ju drejtova policinë në orën 08:00. I kanë rënë dy policë telefonit, atij i binte zilja dhe nuk e ka hapur fare. Aty pastaj bëmë denoncimin. Ka pasur me vete 2.6 milionë që i kishim të fituara nga furnizimi. 1.3 milionë kanë qenë të miat, të tjerat kanë qenë të atij. Kam frikë se mos e ka marrë ndonjëri peng për Lekët se ka pasur me vete. Nuk i njoftova gjatë natës se kisha frikë mos kishte hyrë në bixhoz dhe do kthehej. Pastaj nuk u kthye në mëngjes dhe iu drejtova policisë”.

admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *