Dikur donte të vriste veten, aktori i njohur i Portokallise : Tani më frymëzon ajo periudhë…

Ai është një ndër aktorët më të rinj të talentuar, i cili së fundmi është bërë pjesë e trupit të “Portokalli”.
Më shumë se 1.90 metra i gjatë, Alex Seitaj njihet për stilin e tij të veçantë të aktrimit.

Si një djalë me botë të veçantë shpirtërore që analizon dhe filozofon gjithçka, ai ka vuajtur pasojat e depresionit, që tashmë e kujton thjesht si e shkuara e errët e jetës së tij.

Në një intervistë për Panorama ai ka treguar se kur ishte adoleshent ka vuajtur nga bulizmi por kjo nuk e ka penguar për të vazhduar para.

Madje Alexi u ka dhënë kurajo gjithë të rinjve që përjetojnë atë që ka përjetuar ai, duke shtuar se është mëkat që të heqësh dorë nga një ëndërr vetëm se të tjerët mendojnë se ti je i paaftë.

Duke folur për betejën që ai ka pasur me veten, për të hequr dorë nga mendimi për të vrarë veten, Seitaj tha:

Tani ajo periudhë është shndërruar për mua si një burim frymëzimi. Unë kam vazhduar të flas kundrejt sensibilizimit të njerëzve ndaj problemeve psikologjike dhe mendore, si depresioni apo ankthi. Më vjen mirë që shumë më kanë shkruar, duke u identifikuar me historinë time dhe duke kuptuar që me guxim dhe ndihmën e duhur gjithçka do të shkojë mirë. Në fund të fundit, historia ime nuk ësh-të një histori dorëzimi, por mbijetese. Dhe këtë duhet ta dinë të gjithë ata që po kalojnë kohë të vështira në jetën e tyre.”

admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *