Në kopshtin e Ajselit, edukatorja u tregon që shoqja e tyre nuk jeton më. Reagimi i fëmijëve është rrënqethës (video)…

Ditën e sotme vogëlushja Ajsel Preka do të festonte 6-vjetorin e lindjes, por jeta e saj u ndërpre në aksidentin tragjik të ndodhur pak muaj më parë në aksin Velipojë-Shkodër.
Bashkë me vogëlushen, nga jeta u ndanë motra dhe vëllaii saj, si dhe i ati i tyre, Edmond Preka, shkruan ShkodraNews. Në aksidentin tragjik mbijetoi vetëm nëna e fëmijëve, e cila vijon të jetë në gjendje të rënduar psikologjike.

Përpos familjarëve, në këtë ditë, Ajselin e kanë kujtuar edhe shokët e shoqet e kopështit në Velipojë.

Një video ku dëgjohet edukatorja duke i shpjeguar fëmijëve humbjen e shoqes së tyre dhe urimi që ata i bëjnë për ditëlindje Ajselit ka prekur të madh dhe të vogël dhe po bën xhiron e rrjetit.

Video është rrënqethëse:

“Ajseli ka qenë shoqja jonë, sot është bërë ëngjëll…e ne çdo vit i festojmë ditëlindjen…Por sot Ajseli ka me e festu ditëlindjen me ëngjujt”, thotë edukatorja e Ajselit.

“Ajsel festofsh me ëngjujt ditëlindjen”, thonë një zëri shoqet dhe shokët e kopështit të Ajsel Prekës.

💔💔💔💔

Posted by Gonxhe Preka on Wednesday, 28 March 2018

admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *