Vrasja për 9600 lek, një nga autorët: U nisëm të merrnim…

Policia e Shtetit, thotë se ka identifikuar autorët e dyshuar të vrasjes së Agim Bucit, në ngjarjen e rëndë të ndodhur para dy ditëve në Kamëz.

Një nga dy autorët, ka pranuar krimin përpara grupit hetimor, ndërsa ka rrëfyer edhe vendin ku fshehën armën e krimit pas ngjarjes. “U nisëm të merrnin çfarë të gjenim, sepse e dinimin që nuk kishin lekë”, mësohet se ka thënë autori i dyshuar.

Autorët e dyshuar janë arrestuar në periferi të Kamzës gjatë një operacioni të bluve, ndërsa hetimet vijojnë për të mbledhur prova të tjera të cilat implikojnë ata në krimin tronditës.

Autorët janë të dy nga Burreli, por me banim në Kamëz, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i tyre për arsye hetimore. Mëngjesin e sotëm policia ka ushtruar kontrolle në banesat e tyre, por arma e krimit ende nuk është gjetur.

Shoqërimi i autorëve të dyshuar vjen pas mbledhjes së provave dhe administrimit të dëshmive të qytetarëve të cilët i kanë parë ata të largohen pas tentativës së grabitjes në minimarketin e familjes Buci.

admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *